Sekuestrohen 19 paketime të vogla me marihuanë në Pejë, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Sekuestrohen 19 paketime të vogla me marihuanë në Pejë, një i arrestuar

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 09:36
Ilustrim

Një person është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 19 paketime të vogla me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 në fshatin Broliq, në Pejë.

Siç thuhet në raport me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 19 paketime të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, një grinder për bluarje të marihuanës, si dhe disa folje alumini që shërbejnë si mbështjellës për substancë narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat