Shtatë fanella dhe 148 kartëvizita me mbishkrime nacionaliste janë sekuestruar në një veturë në Bërnjak

Kronikë e zezë

Shtatë fanella dhe 148 kartëvizita me mbishkrime nacionaliste janë sekuestruar në një veturë në Bërnjak

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një person është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 vizitkarta me mbishkrime nacionaliste.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:40 në pikë kalimin kufitar në Bërnjak.

Tutje në raport thuhet se i dyshuari pas inicimi të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 7 fanella dhe 148 kartëvizita me mbishkrime nacionaliste. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat