Dyshohet për mallra të kontrabanduara në Zubin Potok, policia konfiskon tre furgonë

Kronikë e zezë

Dyshohet për mallra të kontrabanduara në Zubin Potok, policia konfiskon tre furgonë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 10:48
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 21:40, në fshatin Ruishtë të Zubin Potok, gjatë patrullimit kanë hasur në tre furgona të barktisur të cilët dyshohet se kanë ngarkuar mall të kontrabanduar.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se në konsultim me prokurorinë është iniciuar rasti.

Ndërkaq furgonët së bashku me mallin do të konfiskohen dhe dërgohen në doganë.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Ruishtë, Zubin Potok / 23.10.2024 – 21:40. Njësia policore gjatë patrullimit ka hasur në tre furgonë të braktisur të cilët dyshohet se janë të ngarkuar me mall të kontrabanduar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa furgonët së bashku me mallin do të konfiskohen dhe dërgohen në doganë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat