Një incident ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij e tipit “Smart” është djegur.
Vlera e dëmit llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Më datën 24.10.2024 rreth orës 03:25 jemi njoftuar se në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, tek qendra Village Shopinng & Fun një veturë ishte përshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë dhe kanë mësuar se një veturë e tipit Smart me targa vendore ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa zjarrfikësit kishin fikur krejt zjarrin. Nga hetimet e para, shikimit të kamerave të sigurisë, dyshohet se dy persona i kanë vënë zjarrin veturës. Dëmi i shkaktuar është rreth 20.000 Euro”, tha zëdhënësi i rajonal i policisë Kanun Veseli