​Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për viktima

Kronikë e zezë

​Të shtëna me armë në Prishtinë, nuk raportohet për viktima

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 22:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sonte rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë, ka thënë se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personave të dyshuar, të cilët janë identifikuar nga ana e policisë”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat