Gjendet sërish drogë në Burgun e Dubravës, kapet marihuanë brenda një jogurti

Kronikë e zezë

Gjendet sërish drogë në Burgun e Dubravës, kapet marihuanë brenda një jogurti

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 08:57
Ilustrim

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave, sidomos në Burgun e Dubravës – ku raportohen raste më së shumti.

Një rast i tillë është zbuluar sërish në këtë qendër, ku numri i të burgosurve që janë përdorues të drogës po del të jetë i madh.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në rastin e fundit, gjatë ditës së djeshme, oficerët kanë gjetur një sasi të marihuanës brenda një jogurti, që u gjet në tokë.

Rreth 100 gr marihuanë janë sekuestruar, teksa Policia e Prokurori i Shtetit janë vënë në dijeni dhe tashmë është iniciuar hetimi.

Kujtojmë se sikleti për të konsumuar drogë po i detyron të burgosurit që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar vazhdimisht sasi të ndryshme të drogës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat