Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”.
Ai dyshohet se veprën e ka kryer në Gjermani dhe autoritetet gjermane kanë njoftuar ato kosovare për rastin.
“Gjermani 09.03.2024-NN.
Pas pranimit të informatave nga autoritetet gjermane përmes kanaleve zyrtare, dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, më 24.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë”, thuhet në njoftim.