Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Prishtinë ka ndodhur një grabitje.
Sipas policisë, personi i dyshuar me armë në dorë ka grabitur para të gatshme dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një person i dyshuar me armë në dorë ka kryer veprën e lartcekur ndaj tij duke i grabitur para të gatshme, dhe i njëjti është larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.