Digjet një veturë në Ferizaj, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Ferizaj, rasti po hetohet

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 09:25
Ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri të enjten rreth orës 03:25 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta fikin zjarrin.

“Është raportuar se është përfshirë nga zjarri vetura e viktimës mashkull kosovar. Lidhur me rastin njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë arritur ta fikin zjarrin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat