Është arrestuar një i dyshuar në Prizren meqë raportohet se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër.
Bëhet e ditur se ajo ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe 6 fishekë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.