Dhunë në familje në Prizren, gruaja merr tretman mjekësor

Kronikë e zezë

Dhunë në familje në Prizren, gruaja merr tretman mjekësor

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 09:30
Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar në Prizren meqë raportohet se i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër.

Bëhet e ditur se ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë me një karikator dhe 6 fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat