Gruaja nga Malisheva raporton se u kanos në market nga bashkëshorti edhe pse kishte urdhër mbrojtës

Kronikë e zezë

Gruaja nga Malisheva raporton se u kanos në market nga bashkëshorti edhe pse kishte urdhër mbrojtës

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 08:58
Policia

Një grua në Malishevë ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj në një market, edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njëjti është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE&SHKELJE E URDHËRIT MBROJTËS – Malishevë  25.10.2024, 17:30.

Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se në një market, e kishte kanosur i dyshuari mashkull kosovar- bashkëshorti i saj edhe pse e njëjta kishte urdhër mbrojtës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat