U vendos një arkivol para një shtëpie në Viti, policia jep detaje mbi rastin

Kronikë e zezë

U vendos një arkivol para një shtëpie në Viti, policia jep detaje mbi rastin

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një familje nga Vitia ka mbetur e tmerruar me veprimin e dy personave, të cilët në orët e para të së dielës e kishin vendosur një arkivol para hyrjes së shtëpisë së tyre.

Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga policia e Kosovës.

Zëdhënësi rajonal i Gjilanit, Valon Osmani, ka deklaruar se arkivoli ishte i zbrazët.

Osmani tha se tashmë hetimet kanë nisur hetimet në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

“Njësite policore relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë filluar hetimet në identifikimin e personave të dyshuar, ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat