Një aksident me fatalitet, e 22 me të lënduar brenda 24-orëve

Kronikë e zezë

Një aksident me fatalitet, e 22 me të lënduar brenda 24-orëve

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 09:57
Ilustrim

Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brenda 24-orëve në vend.

Gjatë kësaj periudhe pati edhe 24 aksidente të tjera, me dëme materiale.

Gjithashtu u shqiptuan 1 mijë e 703, njofton policia.

Aksidenti me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malishevës.

Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili duke vozitur me veturën e tij dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat