Një aksident trafiku me fatalitet, e 22 me të lënduar, janë regjistruar brenda 24-orëve në vend.
Gjatë kësaj periudhe pati edhe 24 aksidente të tjera, me dëme materiale.
Gjithashtu u shqiptuan 1 mijë e 703, njofton policia.
Aksidenti me fatalitet është shënuar gjatë ditës së djeshme në Banjë të Malishevës.
Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili duke vozitur me veturën e tij dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima mashkull kosovar.