Ngjarje e rëndë: Vëllai therr për vdekje vëllanë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë: Vëllai therr për vdekje vëllanë në Prishtinë

Më: 27 tetor 2024 Në ora: 21:50 Përditësuar në ora: 22:42 më 27.10.2024
Foto ilustrim

I dyshuari për vrasjen e vëllait në Prishtinë kapet nga Policia, po ruhet në QKUK

Një ngjarje të rëndë ndodhi para rreth një ore në kryeqytet, ku një person u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij.

Motivet e rastit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Media publikoi emrin e të dyshuarit, G.M, i cili tashmë ndodhet në QKUK, ku po ruhet nga Policia.

G. po dyshohet se ia mori jetën vëllait të tij, A. – duke e therur disa herë me thikë, në afërsi të kompleksit banesor ku ata jetonin.

E dhimbshme për familjen: Ky është i riu që u ther për vdekje nga vëllai i tij në Prishtinë

Një ngjarje tragjike ndodhi sot jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet.

Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë.

Siç merr vesh media, viktima dhe i dyshuari kanë lidhje familjare, më saktësisht vëllezër.

Kjo ngjarje ka tronditur familjen Miftari, pasi morën lajmin e hidhur për vdekjen e djalit, A. M.

A. Miftari mbeti i vdekur si pasojë e therjes me thikë nga vëllai i tij, pasi nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Vdekjen e tij tashmë e ka konfirmuar ekipi mjekësor i Emergjencës, ndërsa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

-----

Një ngjarje tragjike ndodhi sot jo fort larg qendrës në Prishtinë, ku u shënua një incident i rëndë që përfundoi me fatalitet.

Për motive akoma të panjohura, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë, raporton sinjali.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar media thuhet se viktima nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur shumë afër qendrës në kryeqytet dhe dyshohet se vëllai e ka therur vëllain e tij disa herë me thikë.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast i rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat