Veri: 28-vjeçares ia thyejnë veturën që e parkoi para shtëpisë, Policia nis hetimin e rastit

Kronikë e zezë

Veri: 28-vjeçares ia thyejnë veturën që e parkoi para shtëpisë, Policia nis hetimin e rastit

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 08:16
Ilustrim

Incidentet ku përfshihen veturat janë goxha të shpeshta në pjesën veriore në vend. Zjarrvënie, sulme e vjedhje janë vetëm disa nga rastet që janë raportuar në vazhdimësi. Kështu ndodhi edhe dje, në Mitrovicë të Veriut, ku një 28-vjeçare kërkoi ndihmën e Policisë.

Këtë herë, një veturë u thye nga persona të panjohur, për motive po ashtu të panjohura.  

Sinjalizuesi nga Veriu ka bërë me dije se viktima e ka denoncuar rastin, pasi e gjeti veturën të thyer mëngjesin e djeshëm.

Bazuar në informacionet e para, të dyshuarit gjatë natës kanë shkuar në afërsi të shtëpisë së viktimës, ku e kishte parkuar veturën dhe ia kanë thyer xhamin.

Pasi e zbuloi çfarë kishte ndodhur, 28-vjeçarja kërkoi ndihmë duke e raportuar rastin e dëmtimit të automjetit dhe dha dëshminë e saj në Polici.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat