Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Një person ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete një person.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 15:00 në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur në banesë pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vend ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar ne IML për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat