Gjobiten dy persona në Gjilan, u ndalohet përkohësisht drejtimi i mjeteve motorike

Kronikë e zezë

Gjobiten dy persona në Gjilan, u ndalohet përkohësisht drejtimi i mjeteve motorike

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Janë gjobitur dy persona në Gjilan, pasi kanë kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes të përcaktuar me shenjë të trafikut.

Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, tri pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre muajsh.

Ndërkaq, në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej 400 euro, katër pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë muajsh.

Në njërin rast është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 30 km/h është hasur duke vozitur 96 km/h”.

“Ndërsa në rastin tjetër është shqiptuar gjoba në vlerë prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike në afat prej nëntë (9) muaj ndaj kundërvajtësit i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë me shenjë të trafikut është 50 km/h është hasur duke vozitur 132 km/h”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat