E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës në Prizren

Kronikë e zezë

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person në afërsi të komunës në Prizren

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 13:06
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Shuaip Spahiu” në Prizren, në afërsi të komunës, ku një person humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Viktima u gjet pa shenja jete dhe rasti tashmë është iniciuar nga Policia.

Viktima është një burrë 72-vjeçar, B.K., vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Pasi rasti është raportuar, ka intervenuar edhe Policia në lokacionin ku u gjet i ndjeri, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat