Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Shuaip Spahiu” në Prizren, në afërsi të komunës, ku një person humbi jetën në rrethana akoma të paqarta. Viktima u gjet pa shenja jete dhe rasti tashmë është iniciuar nga Policia.
Viktima është një burrë 72-vjeçar, B.K., vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Pasi rasti është raportuar, ka intervenuar edhe Policia në lokacionin ku u gjet i ndjeri, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është hapur si ‘Hetim i vdekjes’.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.