7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit

Kronikë e zezë

7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 20:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit ka lënë shtatë persona të lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 7 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat