Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë, saktësisht në fshatin Miradi.
Në këtë aksident i cili ka ndodhë rreth orës 19:30 janë përfshirë një autobus dhe një traktor.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për teve1.info se lëndime ka pësuar drejtuesi i traktorit i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“Sipas informatave fillestare është përfshirë një autobus dhe një traktor. Drejtuesi i traktorit ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet kompetente policore janë duke i kryer hetimet për të ditur shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha.