Një i lënduar në aksidentin mes një autobusi dhe traktori në fshatin Miradi

Kronikë e zezë

Një i lënduar në aksidentin mes një autobusi dhe traktori në fshatin Miradi

Më: 28 tetor 2024 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Pejë, saktësisht në fshatin Miradi.

Në këtë aksident i cili ka ndodhë rreth orës 19:30 janë përfshirë një autobus dhe një traktor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për teve1.info se lëndime ka pësuar drejtuesi i traktorit i cili është dërguar për tretman mjekësor.

“Sipas informatave fillestare është përfshirë një autobus dhe një traktor. Drejtuesi i traktorit ka marrë lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet kompetente policore janë duke i kryer hetimet për të ditur shkaqet e këtij aksidenti”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat