Një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orën 19:00, në Podujevë.
Tutje në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport.