Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar prindin e tij viktimën mashkull kosovar”.
“Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.