Një punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në depon e objektit të spitalit dhe kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve medicinale.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 07:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Gjakovë.
Tutje në raport bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Spitalit Rajonal të Gjakovës, ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në depon e objektit të spitalit dhe kanë vjedhur disa gjëra që shërbejnë për asgjësim të shiringave dhe materialeve medicinale. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.