Një person në Prishtinë ka njoftuar në polici se teksa ka qenë duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga një person me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri.
Policia ka njoftuar se nga ky rast nuk ka të lënduar, ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri”.
“Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.