Një person ka raportuar në polici se një plumb ka depërtuar në brendi të shtëpisë së vëllait të tij, e cila është e pabanuar.
Policia ka bërë të ditur se predha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se një predhë (plumb) kishte depërtuar në brendi të shtëpisë së vëllait të tij, e cila është e pa banuar.
Predha është sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.