Dy persona, burrë dhe grua janë arrestuar të marten në Ferizaj.
Ata dyshoheN për deklarim të rrejshëm.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.
“Në vazhdën e hetimve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, nga hetuesit policorë nuk është gjetur asnjë gjurmë si në raportimin e parë. Ndërsa hetuesit kanë shkuar në shtëpinë e tyre ku ishin duke banuar dhe aty kanë hasur në gjurmë gjaku dhe mjete të mprehta ( thika), me të cilat dyshohet se ishin përdorur gjatë një përleshje mes tyre dhe për këtë, i dyshuari E.B ( bashkëshorti), i cili edhe ky kishte lëndime trupore ka pranuar se kanë inskenuar rastin së bashku me bashkëshorten e tij dhe kanë deklaruar rrejshëm”, thuhet në njoftim.
“Të dyshuarit pasi kanë marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizajt dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ricilësuar rasti në : ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’ Dhunë në familje’’ dhe ‘’Deklarim i rremë’’ , ndërsa të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”.
“Në rast janë kyçur edhe Njësia e Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit të shtetit i kanë nisur hetimet dhe në cilësinë e dëshimtarit kanë intervistuar edhe bashkëshortin i saj, i moshës 29 vjeçar, shtetas kosovar, i cili fillimisht kishte dhënë versionin e njëjtë të sulmit nga një person tjetër, ndërsa rasti fillimisht është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’”.