Një person në Podujevë ka raportuar në polici se disa persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një predhë dhe një gëzhojë.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një predhë dhe një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar tutje policia