Ky është hajni që kreu dy vjedhje brenda pak ditësh në Viva Fresh e Super Viva në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ky është hajni që kreu dy vjedhje brenda pak ditësh në Viva Fresh e Super Viva në Prishtinë

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Njëri prej tyre që dyshohet për disa raste në kryeqytet tashmë është arrestuar.

I dyshuari brenda pak ditësh ka kryer dy vjedhje, në Viva Fresh Store dhe në Super Viva në Prishtinë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Yll Sadikun, rreth 20 vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Media ka mësuar se Sadiku ia ka mësyrë marketeve në fjalë më 22 dhe 28 tetor, ku ka vjedhur produkte si pashteta e pasta për dhëmbë.

I riu u zbulua nga kamerat e sigurisë dhe më pas u denoncua në Polici.

Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ai është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për veprën me të cilat ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat