Një person duke drejtuar motoçikletën dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës, ku si pasojë pasagjeri ka ndërruar jetë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:45 në fshatin Llazicë të Malishevës.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“I dyshuari mashkull kosovar, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe kishte goditur anësorët e metaltë të urës, ku si pasojë viktima mashkull kosovar – pasagjer ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekje e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari- drejtuesi i motoçikletës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.