Dy perona kanë raportuar se janë gjuajtur me armë zjarri nga dy persona të tjerë derisa ishin duke bartur drunj.
Siç kanë raportuar ata në polici, sulmuesit ishin të maskuar dhe me uniforma ushtarake.
Rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa që është cilësuar si tentim-vrasje.
“Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh.