Dy persona në Rahovec thonë se u sulmuan me armë zjarri nga sulmues të maskuar e me uniformë ushtarake

Kronikë e zezë

Dy persona në Rahovec thonë se u sulmuan me armë zjarri nga sulmues të maskuar e me uniformë ushtarake

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Dy perona kanë raportuar se janë gjuajtur me armë zjarri nga dy persona të tjerë derisa ishin duke bartur drunj.

Siç kanë raportuar ata në polici, sulmuesit ishin të maskuar dhe me uniforma ushtarake.

Rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa që është cilësuar si tentim-vrasje.

“Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat