Policia ka arrestuar një çift bashkëshortor në Ferizaj për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale deklarim i rremë dhe lëndim i lehtë trupor.
Faktikisht, të njëjtit filimisht kishin deklaruar se ishin sulmuar nga një vajzë e panjohur me thikë dhe nga ky rast kishin marrë lëndime.
Megjithatë, policia ka vërejtur se deklarimet e tyre janë të rreme dhe lëndimet ia kishin shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre.
“Motivi i rastit nuk dihet. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është ndërruar statusi nga viktima, në të dyshuar janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24-orësh.