Gënjyen se u sulmuan nga një grua, çifti del se u rrahën mes vete

Kronikë e zezë

Gënjyen se u sulmuan nga një grua, çifti del se u rrahën mes vete

Më: 31 tetor 2024 Në ora: 10:01
Ilustrim

Policia ka arrestuar një çift bashkëshortor në Ferizaj për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale deklarim i rremë dhe lëndim i lehtë trupor.

Faktikisht, të njëjtit filimisht kishin deklaruar se ishin sulmuar nga një vajzë e panjohur me thikë dhe nga ky rast kishin marrë lëndime.

Megjithatë, policia ka vërejtur se deklarimet e tyre janë të rreme dhe lëndimet ia kishin shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre.

“Motivi i rastit nuk dihet. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është ndërruar statusi nga viktima, në të dyshuar janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje”, njofton policia në raportin 24-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat