Policia ka arrestuar në orët e vona të ditës së djeshme një person në Prishtinë, pasi i njëjti kishte vozitur në gjendje të dehur.
Për më tepër, i njëjti kishte shkaktuar vetaksident, duke i goditur dy shtylla anësore të rrugës.
“Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.