Një burrë në Istog e ka rrahur bashkëshorten e tij, e cila më pas ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se burri është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.