Policia e Kosovës e ka arrestuar personin që ishte në kërkim si i dyshuar për veprën penale nxitje për vënien e zjarrit ndaj një veturë ne Ferizaj më 24 tetor.
Për rastin në fjalë ishin të arrestuar dy të mitur, që ia kishin vënë zjarrin veturës.
Në njoftimin e sotëm të policisë potencohet se në pikën kufitare me Malin e Zi ishte arrestuar edhe E.M. 24-vjeçar.
“Kurse në kërkim policor ishte edhe një person tjetër, i dyshuar për cytje në këmbim të parave të zjarrvënies së veturës, i cili me datën 31.10.2024 rreth orës 04:45 është ndaluar në pikën kufitare me Malin e Zi. I dyshuari E.M ( M/K) i moshës 24 vjeçar është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj. i cili është intervistuar ne prezencë edhe të avokatit mbrojtës nën dyshimin se ka shtyrë nën këmbim të një shume të caktuar të parave dy të miturit të kryejnë zjarrvënie të veturës në Ferizaj”, thuhet në njoftim.