Policia e Ferizajt mbrëmë në rrugën në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të këtij qyteti ka ndaluar dy shoferët: G.E i moshës 23 vjeçar dhe R.K, i moshës 19 vjeçar, të cilët zhvilluan shpejtësi 153, në zonën e kufizimit 60 km/h.
Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve, transmeton Klankosova.tv.
Siç bën të ditur policia atje, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj policia ka ndaluar një 27 vjeçar, i cili po drejtonte veturën e tij nën ndikimin e alkoolit , ku gjatë testimit ka rezultuar me 0.83 %0.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre muajve.
Policia Rajonale e Ferizajt njëherësh ka apeluar tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin, të respektojnë shenjat e trafikut dhe shpejtësine e lëvizjes dhe të mos drejtojnë veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit.