Një person në Obiliq, është ankuar dje në polici se tre persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë”, tha policia.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Rasti nën hetime”.