Nënë e vajzë janë lënduar në Ferizaj, gjatë përpjekjeve për të ikur nga shtëpia që ishte përfshirë nga zjarri.
Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 17:45.
“Raportohet se është përfshi nga zjarri kati i dyti i një shtëpie. Si pasojë e zjarrit, viktima femër kosovare, së bashku me vajzën e saj të mitur, ka kërcyer nga dritarja dhe kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në njoftim.
Për shkak të lëndimeve, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.