Katër raste të dhunës në familje u evidentuan dje

Kronikë e zezë

Katër raste të dhunës në familje u evidentuan dje

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 09:33
Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë evidentuar dje në Policinë e Kosovës.

Dy nga to janë në Malishevë, njëra në Prishtinë e tjetra në Pejë.

Një person u arrestua në Malishevë mbrëmë, pasi po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

“Pas matjes me alkool-testi, i njëjti rezulton  se është nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, tha policia.

Për dhunë në familje në Malishevë u raportua dje edhe një burrë, por ai nuk thuhet se u arrestua. Për të në policia u ankua gruaja e tij, e cila tha se ai e ka rrahur.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, tha policia.

E në Pejë një burrë u arrestua dje nën dyshimin se ka rrahur ish-gruan e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Edhe një grua në Prishtinë po dyshohet se ishte viktimë e dhunës dje. Ajo në polici tha se i dashuri i saj e ka sulmuar fizikisht.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje”, shkruan në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat