Një person deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij, duke mos e përshtatur shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur duke përfunduar jashtë rrugës.
Vet-aksidenti ka ndodhur në mesantën e djeshme në rrugën Kllokot-Viti, ku si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes pasagjeri viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Ndërsa i dyshuari është dërguar për tretman mjekësor.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari pas trajtimit mjekësor do të dërgohet në mbajtje.