Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në qytetin e Gjakovës.
Një rast i rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Gjakovës, ku dy persona dyshohet se e kanë rrahur një zyrtar policor.
Policia ka arritur që menjëherë të lokalizojë të dyshuarit dhe ti arrestojë ata.
Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.