Raportohet për një shpërthim në qendër të Prishtinës - deklarohet Policia

Kronikë e zezë

Raportohet për një shpërthim në qendër të Prishtinës - deklarohet Policia

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 20:55 Përditësuar në ora: 00:00 më 03.11.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia: Nuk ka të lënduar nga shpërthimi në Prishtinë, disa persona u evakuuan

Deri më tani nuk ka asnjë person të lënduar nga shpërthimi në një lokal në rrugën “Simon Shiroka” në Prishtinë.

Për median rastin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

Ai ka shtuar se janë evakuuar dhe disa persona përreth për rastin në fjalë.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Për shkaqe sigurie janë evakuuar disa banorë përreth vendit të ngjarjes, ndërkaq deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Raportohet për një shpërthim në qendër të Prishtinës, zjarrëfikësit shkojnë në vendin e ngjarjes

Para pak çasteve ka ndodhur një shpërthim në një lokal në qendër të Prishtinës.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë duke intervenuar zjarrfikësit dhe prezentë janë njësitë relevante policore.

Dëshmitarët kanë thënë se është dëgjuar një shpërthim i madh, nga i cili dyshojnë se mund të jetë nga bombola e gazit.

Ndërkaq, banorët të cilët jetojnë në atë objekt janë udhëzuar që të dalin jashtë.

Lidhur me rastin, redaksia ka dërguar pyetje në polici për të kuptuar më shumë detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat