Shpërthimi në një lokal në Prishtinë, dyshohet se erdhi nga një skuter elektrik – nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Shpërthimi në një lokal në Prishtinë, dyshohet se erdhi nga një skuter elektrik – nuk ka të lënduar

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 06:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Një incident ka ndodhur orët e mbrëmjes të së shtunës, ku një lokal është kapluar nga zjarri për shkak të një shpërthimi.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi.

Ngjarja ndodhi në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë, rreth orës 19:37, teksa Gashi ka dhënë detaje rreth këtij incidenti.

Sipas tij, shkaqet që kanë ardhur te shpërthimi dyshohet të kenë qenë nga një skuter elektrik që ishte ndodhur brenda lokalit, ku ka përfshirë më pastaj edhe disa orendi në lokal.

Tutje Gashi tha se sipas informacioneve që ka, nuk ka ndonjë person të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat