U ofroi 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Kronikë e zezë

U ofroi 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në pikë kalimin kufitar të Dheu i Bardhë, për shkak se i ofroi 20 euro ryshfet zyrtarëve policorë.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari këtë veprim e bëri për t’iu shmangur pasgesës së sigurimit të automjetit që kishte me targa të huaja.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi i njëjti  “në hyrje” gjatë kontrollit të dokumentacionit  nga zyrtarët policor me qëllim të shmangies nga pagesa e sigurimit të automjetit (me targa të huaja) në BKS, zyrtarëve policor u ka ofruar para të gatshme 20 € në formë ryshfeti”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat