Policia arreston tre persona dhe sekuestron 100 kilogramë drogë, publikon pamje

Kronikë e zezë

Policia arreston tre persona dhe sekuestron 100 kilogramë drogë, publikon pamje

Më: 3 nëntor 2024 Në ora: 19:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë drogë.

Operacioni i koduar “Kalaja” është realizuar në një qendër tregtare në magjistralen Pejë- Decan dhe ka rezultuar me arrestimin e dy personave, ndërsa më pas është kryer bastisje në fshatin Raushiq të Pejës janë gjetur dhe sekuestruar 100 kilogramë marihuanë.

Bimët janë kultivuar në oborrin e një ferme në afërsi të një shëpie në Raushiq.

Po ashtu bastisje është zhvilluar edhe në Barilevë të Prishtinës, ku është gjetur sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike.

Janë sekuestruar edhe 4 vetura të ndryshme si mjete të veprës penale.

Në vendin e ngjarjes kanë dal prokurori kompetent, si dhe forenzika e PK-së për procedura tjera të nevojshme. Rasti mbetet të hetohet nga njësitet kompetente të antidrogës dhe Prokuroria Themelore në Pejë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat